KB Sigal Prishtina ka regjistruar një tjetër sukses historik.
Klubi më i trofeshëm në vendin tonë ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” të European North Basketball League (ENBL).
Vlen të theksohet se është vetëm hera e parë që Prishtina po merr pjesë në këtë ligë.
Prishtinasit, që kanë regjistruar vetëm dy fitore në ENBL, pjesëmarrjen në “Play-Off” ia mundësoi fitorja e Budivelnykut në xhiron e fundit të pjesës së rregullt ndaj Silauait të Lituanisë.
Krahas dy fitoreve, prishtinasit fazën e parë në ENBL e mbyllën edhe me katër humbje.
Kësisoj, Prishtina u rendit e katërta në Grupin A, me tetë pikë të grumbulluara.