Java e 24-t e Euroleague ka qenë e cunguar, pasi nuk janë zhvilluar dy ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në Turqi, si pasojë e tërmetit.
Për pasojë, ndeshja mes kampionëve të Anadolu Efes dhe kryesuesve të Real Madrid është shtyrë.
Në krye të renditjes është ngjitur ekipi grek i Olympiacos, që mundi 93-60 Alba Berlin, duke udhëhequr i vetëm.
Fitojnë edhe ekipet e Barcelonës e Monaco, dy skuadra të tjera pretendente për trofe këtë sezon.
Katalanasit fituan 92-75 ndaj Virtus Bolonja në Itali, ndërsa francezët mposhtën 87-85 Villeurbanne në derbi.
Fitore në sekondën e fundit Valencia Basket, që mundi 92-91 Panathinaikos në Athinë.
Euroleague – Raundi i 24-t
Alba Berlin – Olympiacos, 60-93
Anadolu Efes – Real Madrid, e shtyrë
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 86-89
Virtus Bolonja – Barcelona, 75-92
Bayern Mynih – Partizanin Beograd, 71-82
Fenerhabce – Armani Milano, e shtyrë
Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 79-75
Monaco – Villeurbanne, 87-75
Panathinaikos – Valencia Basket, 91-92