Tërmeti mori më shumë se 30,000 jetë në Turqi dhe Siri, dhe shumë në mesin e viktimave edhe shumë sportistë.
Ndër viktimat e fundit të zbuluara është edhe një basketbolliste e re, fati i të cilit është zemërthyer.
Nilay Aydogan u gjet e vdekur gjatë pastrimit të rrënojave në Malatya.
Nilay ishte anëtare e kombëtares turke në basketboll 3 me 3 dhe studente në Universitetin Çankay.
Ajo jetoi, studioi dhe luajti basketboll në Ankara, kryeqyteti i Turqisë, i cili është në anën tjetër të vendit nga ai ku ra tërmeti, por erdhi në Malatya për të vizituar gjyshen e saj.
“Mësuam lajmin tragjik për vdekjen e Nilay Aydogan, studente e Universitetit Çankaya, e cila luajti në kampionatin kombëtar të femrave.
Shpirti i saj pushoftë në paqe, i shprehim ngushëllimet tona familjes, të afërmve dhe gjithë botës së basketbollit”, - thuhet në postimin në Instagram të Universitetit Çankay.