Milwaukee fitoi 131-125 ndaj Boston, në përballjen “big” mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes.
Një ndeshje spektakolare, vendosur në kohën shtesë.
Jrue Holiday me 40 pikë e Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 13 rebound, ishin më të mirët në fushë për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes White-Brogdon për Celtics.
Pavarësisht humbjes, skuadra e Boston ruan përkohësisht kreun në Lindje. Fiton edhe ekipi i Toronto, që falë 30 pikëve të Poeltl, mposhti 123-113 Orlando.
Skuadra kampione e Golden State u mund 134-124 nga Clippers, ndeshje ku Kawhi Leonard bërio diferencën në fushë, duke realizuar 33 pikë. Për Warriors, ai që u dallua ishte Jordan Poole me 28 pikë, por që mbetën për statistikë.
Skuadra e Phoenix mposhti 120-109 sacramento, ndeshje ku për vendasit u dalluan Devin Booker me 32 pikë e Deandre Ayton me 29 pikë e 11 rebound.
Ekipi i Washington arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Portland me shifrat 126-101.
Për miqtë u dallua, Kuzma me 32 pikë e Porgingis me 28.
NBA – Rezultatet e sotme
Milwaukee – Boston, 131-125
Toronto – Orlando, 123-113
Phoenix – Sacramento, 120-109
Clippers – Golden State, 134-124
Portland – Washington, 101-126