KB Trepça është bërë klubi i parë që e ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Deri te kualifikimi tutje, KB Trepça e mposhti para pak çastesh në çerekfinale KB Vëllaznimin me rezultat të thellë 81:56.
Mitrovicasit krijuan epërsi të lartë përgjatë tre çerekëve të parë, ndërsa në çerekun e fundit u aktivizuan basketbollistët e rinj që të marrin përvojë.
Vëllaznimi tani përshëndetet nga Kupa e Kosovës në fazën çerekfinale.
Në anën tjetër, Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes së nesërme me Pejës dhe Rahovecit.
Rezultati final, 81:56 në favor të Trepçës.