Denver gjithnjë i vetëm në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 118-109 ndaj rivalëve të Dallas.
Kolektiviteti i Denver bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Green me 24 pikë e Porter me 22 ishin shënuesit më të mirë, ndërsa Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 14 pikë, 13 rebound e 10 asist.
Për Dallas u dallua Luka Doncic me 37 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Lindje, kryeson skuadra e Boston, që rikthehet te fitorja, duke mundur 127-109 Detroit. Tatum me 38 pikë e Brogdon me 25 bënë diferencën në fushë për Celtics.
Pas tri humbjesh fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 120-102 New Orleans.
Për kalifornianët u dalluan Davis me 28 pikë si dhe Russell e LeBron James me nga 21 pikë secili.
Fiton edhe ekipi i Brooklyn, qëmundi 116-105 Miami, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. Mikal Bridges ishte lider në fushë për Nets, duke realizuar 45 pikë.
Nuk zhgënjen Philadelphia, që mundi 118-112 Cleveland. Joel Embiid realizoi 29 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Mitchell për miqtë.
Memphis, falë 50 pikëve të dyshes Jackson-Bane, mundi 117-111 Utah Jazz.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – San Antonio, 120-110
Indiana – Chicago, 117-113
Atlanta – New York, 101-122
Boston – Detroit, 127-109
Brooklyn – Miami, 116-105
Philadelphia – Cleveland, 118-112
Memphis – Utah Jazz, 117-111
Oklahoma – Houston, 133-96
Denver – Dallas, 118-109
Lakers – New Orleans, 120-102