Simone Edwards, një nga basketbollistet më të mira në historinë e NBA-së për femra, është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një beteje dyvjeçare me kancerin.
Edwards filloi të luante basketboll rastësisht, pasi u pa nga trajneri i Kolegjit Shtetëror Seminole gjatë një gare atletike në Xhamajka.
Kjo u pasua me hyrjen e saj në WNBA, ku u bë anëtare e Liberty-t të New Yorkut në vitin 1997, por nuk luajti asnjë ndeshje.
Për debutimin e saj, asaj iu desh të priste deri në vitin 2000, kur nënshkroi për Seattle Stormr, për të cilin luajti çdo ndeshje për gjashtë sezonet dhe ishte një faktor kyç në titullin e fituar në vitin 2004.
Ajo u tërhoq nga WNBA në vitin 2006 si kërcyesja më e mirë e ekipit, basketbollistja me më shumë minuta dhe më shumë ndeshje të luajtura për Storm.
Në të njëjtën kohë, ajo performoi edhe në Evropë gjatë pushimit midis dy sezoneve në WNBA.
Edwards u diagnostikua me kancer në vitin 2021 dhe ndërroi jetë dy vjet më vonë.
“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Simone Edwards tonë. “Uragani ynë Xhamajkane" ishte një luftëtar i vërtetë brenda dhe jashtë fushës.
Me energjinë dhe optimizmin e saj të jashtëzakonshëm, ajo i gëzoi shumë njerëzit", -- thuhet në mesazhin e ekipit nga Seattle.