Kupa te meshkujt, kush do të triumfojë kësaj radhe?
Trepça dhe Sigal Prishtina do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit e kanë fituar herën e fundit dhe do të synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa prishtinasit e kanë fituar këtë garë 15 herë dhe synojnë edhe një trofe, kurse ‘Xehetarët’ e kanë fituar pesë herë në përgjithësi.
Finale që pritet me emociine nga dashamirët e këtyre dy ekipeve, rivalë të përbetuar.