Trepça më e mirë se Prishtina, fiton Kupën e Kosovës 

Basketboll

Trepça më e mirë se Prishtina, fiton Kupën e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 19:11
KB Trepça

Trepça e Mitrovicës është fitues i Kupës Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit në finale shënuan fitore me rezultat 74:66 (17:20, 24:20, 17:18, 16:8) ndaj Sigal Prishtinës.

Në palestrën e sportit “Izair Isma” në Rahoveci, ishin rreth 2.000 shikues, panë një lojë të mirë e me rivalitet të madh.

Çereku i parë me kthesa në rezultat, ndërsa Prishtina doli më e mirë për 3 pikë (17:20). 

Në çerekun e dytë, Trepça tregoi më shumë dhe arriti të përmbys epërsinë e prishtinasve, duke kaluar në epërsi me 41:40 në minutën e  20-të. 

Në minutën e 26-të, Trepça në epërsi me 51:50, barazohen shifrat 51:51, pastaj 51:52 për prishtinasit.

Në minutën e 30-të, rezultati 58:58, kësisoj dhjetë minutat e fundit ishin me emocione të mëdha qoftë të Prishtina qoftë të Trepça. 

Ndeshje me shumë gabime në çerekun e fundit, treguesi më i mirë është se si njëra ekip po ashtu dhe tjetra palë, nuk shënuan me shumë se nga dy pikë në katër minutat e parë (62:62). 

Në minutën e 34-të, Trepça në epërsi me tre pikë (65:62) dhe ka fituar finalen me rezultat 74:66.

Basketbollisti Drilon Hajrirzi është me efikasi të Trepça  me 16 pikë, i ndihmuar nga Kendrick Brown me 14 e Will Daniels me 12. 

Në petkun e Prishtinës, Dardan Berisha është me efikasi me 16 pikë, i ndihmuar nga Dustin Thomas 16 e Derrick Willson 13.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat