KB Peja shkarkon trajnerin

Basketboll

KB Peja shkarkon trajnerin

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:50
KB Peja shkarkon trajnerin

Klubi i Basketbollit “Peja” ka njoftuar sot se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim.

Ky vendim i klubit pejan vjen pas rezultateve jo të mira në luftën për titull në Superligën e Kosovës në basketboll.

Si dhe dështimin në Kupën e Kosovës të cilën në fundit e fitoi Trepça.

Pas 22 xhirove të zhvilluara, Peja renditet në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 37 pikë, dy më pak se lideri Golden Eagle Ylli dhe një më pak se Sigal Prishtina e vendit të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat