Bashkimi i Prizrenit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Bullgari, në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.
Të martën mbrëma, skuadra prizrenase fitoi ndaj Levski 2014 me rezultat 84:79.
Ndeshja u luajt në Sofje.
Të hënën Bashkimi fitoi ndaj Beroes në Stara Zagora. Janë fitoret e para të Bashkimit në Ligën Ballkanike, pas pesë humbjeve rresht.
Ndeshja me Levskin ishte thuajse e barabartë. Dallimi u bë në çerekun e katërt, të cilin Bashkimi e fitoi 27:22.
Samardo Samuels u dallua te Bashkimi me 23 pikë e nëntë kërcime.
Fisnik Rugova i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Dejuan Graf kontribuoi me 13 pikë e gjashtë asistime. Daniel Lekndreaj i kishte 18 pikëe dhjetë kërcime.