Janë luajtur ndeshjet e raundit të 25-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra greke e Olympiacos vijon të ruajë e vetme kreun e renditjes, duke mposhtur 92-85 Valencia basket në Spanjë.
Të njëjtin ritëm ndjekin edhe Real Madrid e Barcelona, respektivisht në vendin e dytë e atë të tretë.
Skuadra madrilène mposhti 96-69 lituanezët e Zalgiris Kaunas, ndërsa katalanasit fituan 80-70 ndaj Monaco.
Beteja për një vend në play off, ku shkojnë 8 ekipe e para në renditje.
Fiton edhe Fenerbahce, që mundi 97-94 Partizan Beograd, ndërsa kampionët e Anadolu Efes mundën në sekondën e fundit 90-89 Villeurbanne.
Euroleague – Raundi i 25-të
Maccabi Tel Aviv – Bayern Mynih, 90-82
Armani Milano – Panathinaikos, 78-76
Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 96-69
Partizan Beograd – Fenerbahce, 94-97
Crvena Zvezda – Alba Berlin, 72-87
Villeurbanne – Anadolu Efes, 89-90
Virtus Bolonja – Baskonia Gasteiz, 88-83
Valencia Basket – Olympiacos, 85-92
Barcelona – Monaco, 80-70