Basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bau edhe këtë javë kanë shënuar fitore në të dyja grupmoshat: U-14 dhe U-16.
U-14: Junior 06 Moni Bau - Penza 70: 44
Të shtunën, në palestrën e sporteve “Mizahir Isma” skuadra Junior 06 realizoi fitoren e shtatë rrjesht. Prizrenaset në ndeshjen e javës IX mposhtën ekipin e Penzës së Pejës me rezultat 70:44.
Për fitoren e junioreve kontribuan më së shumti Albulena Dakaj, Bora Mullaaliu, Suden Salla dhe Dea Mullaaliu.
Moni Bau pas shtatë ndeshjeve ka shtatë fitore dhe me 14 pikë kryeson renditjen tabelore.
U-16: Junior 06 Moni Bau - Kerasan Prishtina 66:59
Të dielën po në palestrën e sporteve “Mizahir Isma” të Rahovecit vashat prizrenase shënaun edhe një sukses. Ato në derbin e javës XII mposhtën ekipin e Kerasan Prishtinës me shifrat 66:59.
Për fitoren e skudrës Junior 06 Moni Bau kontribuan pothuaj të gjitha lojtaret, ndër të cilat duhet veçuar Yllka Morinën me 25 pikë e 12 kërcime, Bora Mullaabazin me 18 dhe Zana Tahirin me 12, si dhe angazhimin e Nazmije Çukiçit (4), Albulena Dakajt (2) e Dea Mullaaliut (2).
Pas kësaj fitoreje ekipi prizrenas ka arritur kuotën e 16 pikëve duke u barazuar me Kerasan Prishtinën dhe së bashku ndajnë vendin e dytë në tabelë.
Në javën e ardhshme Junior 06 Moni Bau do të udhëtojë në Pejë ku do të përballet me Penzën.