Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.
Dje u zhvilluan dy takime, kurse sot në program është edhe një tjetër.
Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës.
Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.