Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Deri te ndërprerja ka ardhur, pasi tifozët e Bashkimit gjuajtën me karrige në parket ndaj lojtarëve të Trepçës.
Trepça është duke fituar me rezultat 43-34, teksa kanë mbetur edhe dy minuta lojë në çerekun e dytë.
Ndryshe, këto ndërprerje të ndeshjeve janë bërë thuajse të zakonshme, pasi pothuajse në çdo xhiro po ka probleme të tilla.
Kujtojmë, takimi është duke u zhvilluar në sallën “13 Qershori” në Suharekë, meqë palestra në Prizren “Sezai Surroi” është në rinovim.