Java e 23-të në Prince Caffe Superligë dhuroi disa sfida interesante.
Peja fitoi bindshëm ndaj Ponte Prizrenit, ndërsa më i miri në parket ishte Jalen Tate me 29 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.
Tate ishte më i miri i ndeshjes dhe i javës, duke qenë hera e parë që në këtë edicion shpallet MVP i javës.
Top 5
Jalen Tate (Peja) 29 pikë, 3 kërcime, 2 asistime
Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime
Ken Brown (Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 6 asistime
Edmond Kryeziu (Rahoveci) 18 pikë, 2 kërcime, 2 asistime
Brad Waldow (Peja) 8 pikë, 20 kërcime, 6 asistime.