Në javën e nëntë të Ligës Unike të femrave u zhvilluan disa përballje mjaft interesante, duke përmendur ndeshjen Tirana-Penza që shkoi në dy vazhdime.
Bashkimi të mërkurën mbrëma në Tiranë mundi Partizanin, ku shkëlqeu Aulona Muhadri.
Basketbollistja prizrenase kishte 25 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime. Qendra e Kosovës kishte indeksin 38, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP.
Top 5
Aulona Muhadri (Bashkimi) 25 pikë, 14 kërcime, 3 asistime
Adrienne Godbold (Prishtina) 25 pikë, 8 kërcime, 4 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime
Klea Verri (Tirana) 20 pikë, 10 kërcime, 8 asistime
Dasia Evans (Bashkimi) 21 pikë, 13 kërcime, 1 asistim.