Basketbollisti i Memphis, Ja Morant, një nga yjet e NBA, është akuzuar se është përfshirë në dy sherre të ndryshme.
Madje në njërën prej tyre ai ak qenë me pistoletë, që e mbante të fshehur në pantallona.
Të dyja ngjarjet kanë ndodhur shtatorin e vitit të kaluar, 4 ditë nga njëra-tjetra.
E përditshmja “Washington Post” ka zbuluar detaje të reja nga këto ngjarje.
Fillimisht, Morant ka sulmuar bashkë me 9 persona të tjerë një roje në një qendër tregtare në Memphis.
E ëma e basketbollistit po debatonte me një shitës kur ka lajmëruar djalin dhe më pas situata ka degjenruar, me rojën që përfundoi i rrahur nga Morant.
Epilogu i asaj ngjarje u mbyll pa arrestime, por me një denoncim nga ana e rojes.
Katër ditë më vonë episodi më i rëndë. Një 17-vjeçar ka denoncuar basketbollistin, duke e akuzuar se e ka goditur me grushte dhe e ka kërcënuar me pistoletë. Incidenti ka ndodhur gjatë një ndeshje basketbolli.
Ylli i NBA-së pranon se e ka goditur ai i pari të riun, por më herët është provokuar disa herë nga minoreni , kërcënuar dhe fyer. Sipas “Washington Post”,
Ja Morant ka shkuar në shtëpi dhe është rikthyer me një pistoletë që e mbante në pantallona, duke kërcënuar djaloshin.