Besëlisdhja është kryesuese e Superligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar.
Lezhjanët fituan 75-67 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”, një përballje mjaft e fortë mes dy ekipeve që kryesojnë kampionatin.
Lezhjanët patën një avantazh të lehtë gjatë gjithë ndeshjes, duke mls lejuar në fund durrsakët që të rikuperojnë e përmbysin shifrat.
Morris me 23 pikë e Jordan me 19 ishin dy lojtarët më të mirë të Besëlidhjes, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Sullivan për Teutën.
Në vendin e tretë qëndron skuadra e Kamza Basket, që në shtëpinë e saj mposhti 83-66 Apoloninë, në një takim pa shumë histori.
E lehtë edhe fitorja e Tiranës, 121-88 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër. Për bardheblutë u dalluan Hamati me 30 pikë e Bonner me 28.
Superliga-Meshkuj, java e 14-të
Kamza Basket – Apolonia, 83-66
Besëlidhja – Teuta, 75-67
Vllaznia – Tirana, 88-121
Renditja: Besëlidhja 25 pikë, Teuta 24 pikë, Kamza Basket 22 pikë, Tirana 21 pikë, Apolonia 19 pikë, Vllaznia 15 pikë.