​“New York Times” shkruan për basketbollisten Astera Tuhina

Basketboll

​“New York Times” shkruan për basketbollisten Astera Tuhina

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:28
Astera Tuhina

Astera Tuhina është shpresa e Kosovës në basketboll. Ka luajtur për gjeneratat e reja dhe ka debutuar në Kosovën A. Ajo hyri edhe në Top 5 të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, që u zhvillua në Qipro, në dy vitet e fundit.

Sukseset nuk munguan as me klubet ku ka luajtur, duke debutuar në elitën spanjolle dhe tani arriti një sukses historik me Washington State Cougars. Në vitin e parë ishte në 12-shen e kolegjit që triumfoi në Konferencën PAC 12. Ky ishte një sukses historik, pasi ishte hera e parë për ekipin e femrave që triumfojë nga Shteti i Uashingtonit, kurse meshkujt e kishin fituar para më shumë se 80 vjetësh.

Në këtë sukses historik, pjesë e rëndësishme ishte edhe Astera, duke luajtur për 31 minuta në finale me gjashtë pikë, gjashtë asistime e tri kërcime, por edhe gjatë tërë edicionit ishte pjesë kyçe në skuadrën e Uashingtonit.

“New York Times” ka shkruar për këtë sukses dhe Asterën. Ajo u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare, duke u zhvendosur në Spanjë, por luan si një basketbolliste me përvojë. Ndërsa gjithashtu shton faktin se është një lojtare shumë inteligjente.

“New York Times” shkruan se si Astera u ngrit në maje për të për të këputur rrjetën me një flamur të Kosovës të mbështjellë mbi supe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat