Ekipi i Milwaukee Bucks mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 118-113 ndaj Brooklyn, duke korrur fitoren e tretë radhazi. Portis me 28 pikë e Lopez me 24 pikë ishin ata që bënë diferencën për ekipin e Bucks.
Fiton edhe Sacramento, që falë një “triple double” të Sabonis (24 pikë, 13 rebound e 10 asist), mundi 122-117 New York.
Skuadra e Memphis rikthehet te fitorja dhe mposht 131-110 kampionët e Golden State, që pësuan humbjen e tretë radhazi.
Të gjithë titullarët e Memphis realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jones me 22 pikë e 11 asist.
Ekipi i Utah Jazz, falë 31 pikëve të Markkanen, mundi 131-124 Orlando, ndërsa Indiana fitoi 134-125 ndaj Houston pas kohës shtesë (Haliburton 29 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Charlotte, 103-113
Indiana – Houston, 134-125
Orlando – Utah Jazz, 124-131
Memphis – Golden State, 131-110
Milwaukee – Brooklyn, 118-113
Sacramento – New York, 122-117