Fitorja e tretë radhazi për ekipin e Lakers, që ndodhen në zonën play out.
Kalifornianët, falë 28 pikëve të D’Angelo Russell dhe 23 të Dennis Schroder, mundën 122-112 Toronto.
Befason ekipi i San Antonio, që mundi 128-120 kryesuesit e Denver.
Jokic realizoi një “triple double” me 37 pikë, 11 rebound e 11 asist, por që s’mjaftuan.
7 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë.
Fitore “in extremis” korri ekipi i Philadelphia, që muyndi 120-119 Portland dhe i afrohet kreut në Lindje. Joel Embiid ishte lider për vendasit, duke realizuar 39 pikë.
Pas kohës shtesë buzëqesh skuadra e Brooklyn, që mundi 124-123 Minnesota.
Për Nets u dallua Bridges me 34 pikë.
Fiton edhe Miami, 119-115 ndaj Cleveland, ndeshje ku diferencën për vendasit e bëri Jimmy Butler me 33 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Philadelphia – Portland, 120-119
Washington – Atlanta, 107-114
Miami – Cleveland, 119-115
Minnesota – Brooklyn, 123-124
San Antonio – Denver, 128-120
Lakers – Toronto, 122-112