Superliga e basketbollit të meshkujve do të zhvillojë sot dy ndeshje për javën e 16-të.
Kamza-Teuta në orën 16:00 në Bathore dhe Tirana-Besëlidhja në orën 19:00 në sallën “Farie Hoti”.
Sfida tepër interesante, që parashikohen të jenë me shumë rivalitet, sidomos ajo ndërmjet bardhebluve dhe lezhjanëve.
Kryeqytetasit vijnë nga një moment i mirë me tre fitore radhazi, ndërsa Besëlidhja po bën një sezon historik, duke kryesuar renditjen.
Pritet interesim i lartë edhe nga dy tifozeritë për këtë takim.
Klubi lezhjan ka vënë autobuz falas për tifozët, por do të ketë në dispozicion vetëm 30 bileta, pra 10% të kapacitetit të sallës sipas rregullores, ndërsa pjesa tjetër i takon skuadrës vendëse.