Java e 25-të e Prince Caffe Superligës dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.
Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte qendra e Golden Eagle Yllit, 39.
Harris ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit e mbylli me dyshifror të dyfishtë 21 pikë e 18 kërcime, ndërsa shtoi edhe një asistim, një top të vjedhur dhe gjashtë bllokada.
Ai u ndihmua nga qendra kosovare, Gëzim Morina me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime.
Top 5
Chris Harris (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 18 kërcime, 1 asistim
Larry Thomas (Peja) 21 pikë, 4 kërcime, 7 asistime
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 14 pikë, 5 kërcime, 6 asistime
Jack Pagenkopf (Rahoveci) 20 pikë, 6 kërcime, 6 asistime
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 15 pikë, 12 kërcime, 4 asistime