Peja pësoi humbje në Izrael

Basketboll

Peja pësoi humbje në Izrael

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:26
Pamje nga ndeshja

Peja ka pësuar humbje në derbin e xhiros në Ligën Ballkanike të basketbollit BIBL si mysafire kundër skuadrës Hapoel Beer Sheva në Izrael, me rezultat 88:81.

Edhe pse lojtarët pejanë luftuan fort, nuk arritën t’i shmangen humbjes.

Ndeshja ishte e vështirë për skuadrën kosovare që nga fillimi, pasi vendasit morën avantazhin qysh në fillim, teksa dy çerekët e parë i mbyllën me një diferencë të madhe në pikë, 50:30.

Megjithatë, Peja nuk u dorëzua dhe ktheu lojën në çerekun e tretë, duke e fituar këtë periudhë loje. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshjen.

Në çerekun e katërt, Peja u afrua, por nuk arriti edhe të realizojë përmbysje e rezultatit.

Peja renditet e dyta në tabelë me shtatë fitore dhe dy humbje, ndërsa Hapoel Beer Sheva udhëheq në tabelë me nëntë fitore dhe një humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat