Olympiacos bëhet ekipi i parë që siguron fazën play off të Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 29-të.
Grekët fituan 74-72 në fushën e Zalgiris Kaunas, duke korrur fitoren e 21-të sezonale, në një ndeshje emocionuese deri në fund.
Të njëjtin ritëm kanë edhe Real Madrid e Barcelona. T
ë dyja ekipet spanjolle fituan në takimet e fundit, duke qenë pranë kualifikimit. Real Madrid fitoi 91-87 ndaj Armani Milano, ndërsa Barcelona triumfoi 85-79 ndaj Crvena Zvezda.
Në tetë vendet e para, që avancojnë më tej në fazën play off të Euroleague, ndodhen edhe Monaco, Fenerbahce, Maccabi Tel Aviv, Partizan Beograd e Baskonia Gasteiz. Rrezikon eliminimin ekipi kampion në fuqi i Anadolu Efes, i 11-ti.
Euroleague – Raundi i 29-të
Anadolu Efes – Partizan Beograd, 84-97
Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 72-74
Monaco – Virtus Bolonja, 81-68
Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, 93-79
Valencia Basket – Fenerbahce, 82-80
Real Madrid – Armani Milano, 91-87
Villeurbanne – Panathinaikos, 82-86
Bayern Mynih – Alba Berlin, 75-76
Barcelona – Crvena Zvezda, 85-79