Tirana kap Flamurtarin në krye

Basketboll

Tirana kap Flamurtarin në krye

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra.

Skuadra e Tiranës fitoi thellë 110-21 ndaj Barleti Basket, një ndeshje që ishte një stërvitore për skuadrën bardheblu.

Të 12 basketbollistet e Tiranës shënuan në koshin barletas.

Mjaft e rëndësishme fitorja e Vllaznisë ndaj Studentit me shifrat 56-48, pasi ky sukses dërgon skuadrën shkodrane në play off.

Të dyja këto ekipe duelonin për vendin e katërt, aty ku betonohet Vllaznia, që sot triumfoi falë 22 pikëve të realizuara nga Rreshpja.

Fitore të lehtë korri edhe Partizani, që në fushën e tij mundi 72-52 Elbasanin, një ndeshje që ishte një formalitet për skuadrën e “kuqe”. Pas triumfit në Ligën Unike, kjo fitore ishte më e lehtë për Partizanin, ku shkëlqeu Franklin me 28 pikë, ndërkohë që kryeqytetset qëndron në vendin e tretë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të

Tirana – Barleti Basket, 110-21

Vllaznia – Studenti, 56-48

Partizani – Elbasani, 72-52

Flamurtari (pushim)

Renditja: Flamurtari 24 pikë, Tirana 24 pikë, Partizani 22 pikë, Vllaznia 20 pikë, Studenti 17 pikë, Elbasani 14 pikë, Barleti Basket 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat