Ekipi kampion i Flamurtarit fitoi sot 120-60 ndaj Barleti Basket, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra.
Takimi i luajtur në Vlorë ishte një formalitet për skuadrën vendase, që realizoi dyfishin e pikëve të kundërshtarit.
Për Flamurtarin u dalluan Benally me 37 pikë e Jacobsson me 30 pikë.
Në krye të renditjes, me pikë të barabarta me vlonjatet është edhe Tirana, që sot fitoi 78-51 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas.
Ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që u shkëputën në periodën e tretë falë 23 pikëve të Klea Verri, më e mira në fushë.
Pa probleme fiton edhe Partizani, që në “Asllan Rusi” mposhti 81-66 Vllazninë, duke ruajtur ritmin e dy skuadrave kryesuese. Për të kuqtë u dallua Franklin me 24 pikë, mbështetur nga Coleman me 17 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 16-të
Tirana – Studenti, 78-51
Partizani – Vllaznia, 81-66
Flamurtari – Barleti Basket, 120-60
Elbasani (pushim)
Renditja: Flamurtari 26 pikë, Tirana 26 pikë, Partizani 24 pikë, Vllaznia 21 pikë, Studenti 18 pikë, Barleti Basket 15 pikë, Elbasani 14 pikë.