Në mesjavë është luajtur java e 18-të e Superligës në basketboll për meshkuj.
Besëlidhja fitoi 94-64 ndaj Apolonisë, ndeshje që u dominua e fitua me lehtësi nga skuadra lezhjane, që kryeson edhe renditjen.
Jordan me 22 pikë e 11 rebound ishte më i miri në fushë për Besëlidhjen.
Me pikë të barabarta me lezhjanët në vendin e parë është edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 90-63 Tiranën.
Ndonëse pritej një sfidë e fortë, në fushë dominoi ekipi durrsak, ku u dalluan Patterson me 20 pikë e Sullivan me 19 pikë e 12 rebound.
Rikthehet te fitorja skuadra e Kamza Basket, që në Shkodër mundi 87-74 Vllazninë vendase, që sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.
Për miqtë nga Kamza u dallua Thomas me 23 pikë, sukses që afron kamzalinjtë me bardheblutë në renditje.
Superliga-Meshkuj, java e 18-të
Besëlidhja – Apolonia, 94-64
Vllaznia – Kamza Basket, 74-87
Teuta – Tirana, 90-63
Renditja: Teuta 32 pikë, Besëlidhja 32 pikë, Tirana 28 pikë, Kamza Basket 27 pikë, Apolonia 24 pikë, Vllaznia 19 pikë.