Prishtina ka arritur ta mposhtë edhe një herë Penzën, kësaj radhe me rezultat 82:91 (26:22, 17:24, 13:23, 26:22).
Më të mirat te Prishtina ishin Adrienne Godbold me 33 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime, si dhe Kaela Hilaire me 10 pikë, tetë kërcime dhe 19 asistime.
Edhe Bashkimi ka arritur fitore ndaj Trepçës me rezultat 82:60 (13:19, 15:23, 18:18, 14:22).
Më të dalluarat te Bashkimi ishin Aulona Muhadri, e cila shënoi 25 pikë, 16 kërcime dhe tre asistime, ku kapitenia u ndihmua edhe nga Dasia Evans e cila kontribuoi me 21 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime.
Pas dy fitore të Bashkimit ndaj Trepçës dhe Prishtinës ndaj Penzës, finalja e Play Off-it takon mes veti Bashkimin dhe Prishtina.