Pas ndeshjeve të raundit të 30-të të Euroleague në basketboll për meshkuj shkon në 4 numri i skuadrave të kualifikuara për në fazën çerekfinale.
Olympiacos, Real Madrid, Barcelona dhe Monaco kanë prerë një biletë për më tej, ekipe që ndodhen në katër vendet e para.
Olympiacos u mund 9-075 nga Partizan Beograd, por mbron kreun, që tashmë e ndan bashkë me real Madrid. Madrilenët fituan 96-79 në fushën e Virtus Bolonja.
Fiton edhe Barcelona, që mundi 88-74 Panathinaikos jashtë fushe, ndërsa Monaco mposhti 90-79 Valencia Basket.
Euroleague – Raundi i 30-të
Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 74-63
Panathinaikos – Barcelona, 74-88
Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv, 67-85
Alba Berlin – Anadolu Efes, 95-93
Fernerbahce – Zalgiris Kaunas, 87-79
Virtus Bolonja – Real Madrid, 79-96
Monaco – Valencia Basket, 90-79
Partizan Beograd – Olympiacos, 90-75
Armani Milano – Bayern Mynih, 99-74