Festë në Vlorë! Flamurtari ngjitet në Superligën e basketbollit shqiptar! Vlonjatë e kanë siguruar tashmë edhe matematikisht elitën, teksa dje kanë mundur Partizanin, rivalin më të afërt në renditje.
Bregdetarët e trajnerit Agim Dalipi triumfuan në fushën e tyre kundër “demave” me rezultatin 70-60, duke hipotekuat titullin kampion të Kategorisë së Parë.
Një sukses i merituar nga Flamurtari, që kurorëzon në mënyrën më të mirë një sezon fantastik, që përkon edhe me 100- vjetorin e themelimit të klubit vlonjat.
Tashmë qyteti i Vlorës, përveç ekipit të femrave, që bën ligjin prej shumë vitesh në basketbollin shqiptar, do të ketë edhe ekipin e meshkujve në elitën e sportit të koshit.