Pas dy humbjeve radhazi, KB Trepça ka arritur t’i rikthehet fitores në Superligën e Kosovës.
Trepça e ka mposhtur kampionin e Kosovës në basketboll, KB Yllin si mysafire me shifrat 91:85, raporton KosovaPress.
Në përballjen që u zhvillua në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Suharekë, Trepça e mposhti Yllin në epërsi prej gjashtë pikëve, 91:85 (19:27, 26:28, 23:14, 23:16).
Henrik Sirko me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Muhammed Ahmed me 19 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime ishin më të dalluarit te Ylli.
Ndërkaq, te mitrovicasit më i miri i ndeshjes ishte Erion Kastrati me 18 pikë, tre kërcime dhe një asistim.
Pas ndeshjes së sotme, Trepça ka 43 pikë në vendin e katërt, krahas Yllit që ka arkëtuar 46 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Sigal Prishtina në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultati final i ndeshjes, 91:85 në favor të KB Trepçës.