Milwaukee mbron kreun e renditjes në Lindje pas fitores 126-117 në fushën e Detroit. Edhe pse pa Giannis, skuadra e Bucks bëri një ndeshje të mirë, ku u dallua Middleton, autor i 34 pikëve.
Rikthehet te fitorja skuadra e Dallas, që mundi 127-104 Indiana, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Doncic, autor i 25 pikëve.
Fiton edhe Phoenix, që falë 24 pikëve të Booker mundi 117-103 Utah Jazz, ndërsa Clippers mposhtën 124-112 Chicago, ndeshje ku u dalluan Batum me 24 pikë, mbështetur nga Leonard e Gordon me nga 22 pikë secili. Minnesota, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 119-115 Sacramento.
Në krye të renditjes në Perëndim ndodhet ekipi i Denver, që sot fitoi 116-111 ndaj Philadelphia, dy ekipe pretendente në Konferencat përkatëse. Nikola Jokic protagonist me një “triple double” (25 pikë, 17 rebound, 12 asist). Ingram lider për New Orleans, duke realizuar 29 pikë në fitoren 124-90 ndaj Portland.
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Milwaukee, 117-126
Indiana – Dallas, 104-127
New York – Houston, 137-115
Utah Jazz – Phoenix, 103-117
Denver – Philadelphia, 116-111
Portland – New Orleans, 90-124
Sacramento – Minnesota, 115-119
Clippers – Chicago, 124-112