Peja ka regjistruar fitore të lehtë ndaj Beroes në Ligën Ballkanike.
Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “Karagaçi” përfundoi me rezultatin 125:93.
Jalen Tate me 22 pikë dhe David Joseph me 20 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.
Te mysafirët nga Bullgaria u dallua Danjel Purifoy me 32 pikë.
Për Pejën ishte kjo fitorja e tetë në Ligën Ballkanike, krahas dy humbjeve.
Peja renditet e dyta në tabelë me 18 pikë, një më pak se skuadra lidere, Hapoel Beer Sheva.