Fitorja e 55-të sezonale për Milwaukee, që sot mposhti 149-136 Indiana jashtë fushe, duke komanduar në Konferencën e Lindjes.
Giannis Antetokounmpo protagonist në fushë me një “triple double”, me 38 pikë, 17 rebound e 12 asist.
Gjithsesi, shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holiday me 51 pikë.
Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 121-110 Chicago, duke u hakmarrë për humbjen e pak ditëve më parë.
Davis me 38 pikë e 10 rebound si dhe LeBron me 25 pikë ishin protagonistë për miqtë. Philadelphia, falë 25 pikëve të Joel Embiid, mundi 116-108 Dallas, që rrezikon të qëndrojë jashtë play off-it.
Ekipi i Phoenix mundi 107-100 Minnesota, ndeshje ku të gjithë titullarët e Suns realizuan mbi 10 pikë (Booker me 29 pikë më i miri). Clippers, falë 36 pikëve e 10 asist të Westbrook, mundën 141-132 Memphis, ndërsa Oklahoma fitoi në sekondat e fundit 107-106 ndaj Detroit, ndeshje ku u dallua Williams me 27 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Milwaukee, 136-149
Brooklyn – Houston, 123-114
New York – Miami, 101-92
Philadelphia – Dallas, 116-108
Chicago – Lakers, 110-121
Memphis – Clippers, 132-141
Oklahoma – Detroit, 107-106
San Antonio – Utah Jazz, 117-128
Phoenix – Minnesota, 107-100
Portland – Sacramento, 80-120