Befasia në ndeshjet e raundit të 32-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Real Madrid u mund 104-90 në Beograd nga Partizan, duke lëshuar kreun e renditjes, i cili tashmë udhëhiqet nga Olympiakosi.
Ekipi grek kryeson i vetëm me 23 fitore e 9 humbje, duke mposhtur këtë javë 81-73 Panathinaikosin, në derbin e Athinës.
Nuk zhgënjen Barcelona, që në fushën e saj mundi 72-56 Alba Berlin, ndësa Monako fitoi 84-81 ndaj Bajern Munihut.
Vijon të jetë 4 numri i skuadrave të kualifikuara deri më tani në play off (Olimpiakos, Real Madrid, Barcelona e Monako), ndërkohë që katër ekipet e tjera do të mësohen gjatë dy javëve të mbetura të sezonit të rregullt të Euroleague.
Euroleague – Raundi i 32-të
Anadolu Efes – Virtus Bolonja, 86-67
Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 85-66
Barcelona – Alba Berlin, 72-56
Bayern Mynih – Monaco, 81-84
Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 95-74
Partizan Beograd – Real Madrid, 104-90
Baskonia Gasetiz – Fenerbahce, 92-69
Olympiacos – Panathinaikos, 81-73
Villeurbanne – Crvena Zvezda, 60-76