Skuadra e Milwaukee siguron matematikisht kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në sezonin e rregullt.
Jo vetëm kaq, por Bucks janë ekipi më rekordin më të mirë në NBA këtë sezon dhe do të kenë faktorin fushë në favor në fazën play off. Në ndeshjen e sotme, ata mundën 105-92 Chicago (Portis e Lopez 53 pikë së bashku).
Pas katër fitoresh ndalet ekipi i Lakers, që u mund 125-118 nga Clippers në derbin e Los Anxhelos. LeBron James realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Powell me 27 pikë e Leonard me 25. Fiton edhe New York, që falë 39 pikëve të Quickley, 36 të Grimes dhe 32 të Toppin, mundi 138-129 Indiana.
Fitore shprese arrin Dallas, që mundi 123-119 Sacramento, duke qenë ende në garë për fazën “play in”. Për teksanët u dalluan Irving me 31 pikë e Doncic me 29. Nuk zhgënjen Boston, që mundi 97-93 Toronto (Brogdon 29 pikë), ndërsa New Orleans mundi 131-28 Memphis pas kohës shtesë (Jones 35 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Brooklyn, 108-123
Indiana – New York, 129-138
Atlanta – Washington, 134-116
Boston – Toronto, 97-93
Milwaukee – Chicago, 105-92
New Orleans – Memphis, 128-131
Dallas – Sacramento, 123-119
Clippers – Lakers, 125-118