Pak javë më parë Partizani i basketbollit të femrave arriti një rezultat të madh, duke u shpallur kampion në Ligën Unike, kompeticionin e përbashkët për klube nga Shqipëria dhe Kosova.
Pas këtij suksesi mbarëkombëtar, të kuqet kanë edhe vlerësimin nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ka shprehur mirënjohje për rezultatin e arritur gjatë një pritjeje të zhvilluar së fundmi në ambientet e bashkisë.
Në takim ishin të pranishme të gjitha lojtaret, trajnerja Eliverta Bujari si dhe drejtori i klubit, Shkëlqim Muça.
“Krenar për gocat e skuadrës së Partizanit, që u shpallën kampione në Ligën Unike në basketboll. Shumë i kënaqur që mbështetja jonë për klubin ka sjellë rezultatet e para. Bravo!”, është shprehur Veliaj në rrjetet sociale, teksa përshëndet arritjen e të kuqeve.
Kujtojmë se skuadra e Partizanit, siç dihet, është në varësi të Bashkisë Tiranë.