Sonte palestra “Minatori” do të jetë arenë e ndeshjes së parë të çerekfinales së dytë mes Trepçës e Bashkimit.
Të dy ekipet do të luftojnë për një vend në “Play Off-in” e basketbollit.
Në katër duelet mes tyre direkte në sezonin e rregullt, më e mirë ishte Trepça që mori tri fitore, karshi një për Bashkimin.
Sezonin e rregullt, mitrovicasit e mbyllën në pozitën e katërt, derisa prizrenasit të pestit.
Po ashtu, xehetarët morën 17 fitore e 11 humbje, derisa e kundërta ishte për portokallinjtë.
Skuadra e cila i arrin dy fitore kanë në gjysmëfinale, atje i pret Sigal Prishtina, që e mbylli edicionin si e para.
Kjo përballje nis nga ora 20:30, derisa ajo e dyta zhvillohet në vikend.