Sot (e diele) do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale mes të Bashkimit dhe Trepçës.
Ndeshja do të filloi në orën 17:00, në palestrën “13 Qershori”.
Ndeshjen e parë e fitoi skuadra nga Mitrovica, me rezultat 92:88.
Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën.
Kujtojmë se skuadra e cila i regjistron dy fitore kalon në gjysmëfinale.