Pallati i Rinis dhe Sporteve, sonte do të jetë arenë e ‘nxehtë’ basketbolli.
Dy rivalët e përbetuar në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen në kryeqytet në gjysmëfinalen e parë të ‘play-off-it’.
Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj garë.
Dy skuadrat me nam të basketbollit kosovar synojnë që ta kthejnë titullin e kampionit.
Prishtina për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 2019, ndërsa Trepça në vitin 2012.
Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça fillon në orën 20:30.