Nuk ka festë për Partizanin në ndeshjen e dytë “play out” kundër Apolonisë për një vend në elitën e basketbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm.
Pasi kishin fituar në transfertë, “demat” nuk mundën që të përsërisnin suksesin në shtëpi, teksa dje janë mundur nga fierakët në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Miqtë triumfuan me rezultatin 78-85 në një takim ku ishin në avantazh thuajse gjatë të gjithë kohës.
Me fitoren e Apolonisë, seria barazohet në 1:1.
Kështu, 33 herë kampionët e Shqipërisë e shpërdorojnë “match point”- in në shtëpi, ndërsa tashmë gjithçka do të vendoset të shtunën në takimin e tretë në Vlorë.