Janë luajtur sot pasdite ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në basketboll për femra, ku fituese kanë dalë Flamurtari kampion e Partizani, që udhëheqin 1-0 me ndeshje (në finale shkon ekipi që fiton dy nga 3 takimet gjysmëfinale).
Vlonjatet, në fushën e tyre, mposhtën pa shumë vështirësi Vllazninë.
Gjithcka u vendos që në periodën e parë (28-5) e më pas Flamurtari administroi avantazhin deri në fund. Vllaznia nuk pati asnjë shans të rivalizojë edhe pse Rreshpja me 27 pikë ishte shënuesja më e mirë.
Për Flamurtarin u dallua Jacobson me 21 pikë, ndërkohë që 6 lojtare realizuan mbi 10 pikë.
Më i buikur derbi kryeqytetas, ku Partizani mundi 88-63 Tiranën, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”.
Një ndeshje e ekuilibruar në 20 minutat e para (barazim 38-38), por në gjysmën e dytë të takimit erdhi shkëputja e Partizani, që mori frenat e lojës në dorë, duke e merituar fitoren. Franklin me 21 pikë e Edwards me 18 pikë ishin dy më të mirat për Partizanin, duke i bërë të pavlefshme 17 pikët e Bay për bardheblutë.
Gjysmëfinale-Play off, femra
Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 98-73 (1-0)
Nd.1, Tirana – Partizani, 63-88 (0-1)
Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 19 prill
Nd.2, Partizani – Tirana, 19 prill