Sonte do të nisë faza e tretë e përballjeve gjysmëfinale të “play-offit” në Superligën e basketbollit.
Peja është shumë afër ta sigurojë kualifikimin në finale.
Pejanët fillimisht triumfuan në shtëpi, 85:82, ndërsa në Therandë shënuan fitore 86:76.
Në anën tjetër, kampionët do t’i shpëtonte veç një mrekulli pasi atyre u duhet t’i fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1.
Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Gjysmëfinalet e treta
E mërkurë
20:30 Peja – Golden Eagle Ylli
E enjte
20:30 Sigal Prishtina – Trepça