Flamurtari e Partizani janë dy ekipet finaliste të play off-it në basketboll për femra, pas përfundimit të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale luajtura sot në mbrëmje.
Dy finalistët fituan 2-0 serinë e takimeve, respektivisht ndaj Vllaznisë e Tiranës. Në finale, vlonjatet do të kenë faktorin fushë në favor.
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Partizani mposhti 86-83 Tiranën në gjysmëfinalen e dytë, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fundin e saj.
Një derbi me shumë emocione, ku vajzat e “kuqe” arritën një fitore më përmbysje, duke u kualifikuar për më tej mes shumë mundimesh.
Tirana e nis më mirë ndeshjen, duke u shkëputur në fillim, por të kuqtë rikuperojnë në periodën e dytë.
Pjesa e parë mbyllet 44-38 për Tiranën, ndërkohë që në periodën e tretë vjen përmbysja e Partizanit, që në 10-minutëshin e fundit kompleton fitoren, duke dalë në finale. Për Partizanin, u dalluan Edwards me 28 pikë e Franklin me 23, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 15 rebound të Palko për bardheblutë.
Flamurtari arriti një fitore të lehtë në Shkodër ndaj Vllaznisë me shifrat 76-41. Një ndeshje pa shumë histori, ku vlonjatet u shkëputen thellë 38-12 që në pjesën e parë, duke e kthyer ndeshjen në një stërvitore. Rreshpja me 23 pikë ishtë shënuesja më e mirë për Vllazninë, ndërsa për vlonjatet u dallua Omerbasic me 20 opikë e 10 rebound.
Gjysmëfinale-Play off, femra
Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 98-73
Nd.1, Tirana – Partizani, 63-88
Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 41-76
Nd.2, Partizani – Tirana, 86-83