Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, ka dhënë një përgjigje për tifozët mitrovicas që sonte u dëgjuan shpeshherë duke brohoritur “Ajshe, Ajshe”.
Në intervistën pas ndeshjes, ai tha se nuk e dinë se për kë e kishin tifozët e Trepçës, pasi nëna e tij nuk quhet ashtu.
“E kanë sharë nënën time, por nëna ime nuk e ka emrin Ajshe.
Nuk e di emrin e kujt e thirrën”, tha Kandemir.
Ndryshe, Prishtina pësoi humbje sonte ndaj Trepçës në “Minatori”, me ç’rast u barazua në 2:2 seria gjysmëfinale.
Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.
Kjo ndeshje do të jetë edhe vendimtare, pasi skuadra fituese do t’i bashkohet Pejës në finale.