Vijon të befasojë ekipi i Miami, që sot mundi 119-114 Milwaukee në ndeshjen e katërt çerekfinale play off dhe tashmë udheheq 3-1 serinë.
Një rezultat që nuk pritej, pasi Miami erdhi nga faza “play in”, ndërsa Milwaukee ka rekordin më të mirë sezonal në NBA.
Rikthimi i Antetokounmpo nuk zgjidhi problemet e Bucks edhe pse realizoi një “triple double” me 26 pikë, 10 rebound e 13 asist, ndërsa Middleton shënoi 36 pikë.
Për Miami u dallua Jimmy Butler, autor i 56 pikëve, lider në fushë për vendasit, që janë një fitore larg kualifikimit.
Një fitore larg është edhe ekipi i Lakers, që sot mundi 117-111 Memphis pas kohës shtesë. Të gjithë titullarët e Lakers e mbyllën me mbi 10 pikë, ku u dalluan Reaves me 23 pikë e LeBron James me 22 pikë e 20 rebound. Për Memphis, Bane realizoi 36 pikë, por që mbetën për statistikë.
Play - off-Çerekfinale Konf.Lindje
Philadelphia – Brooklyn, (4-0)
Boston – Atlanta, (3-1)
Cleveland – New York, (1-3)
Milwaukee – Miami, 114-119 (1-3)
Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim
Sacramento – Golden State, (2-2)
Memphis – Lakers, 111-117 (1-3)
Phoenix – Clippers, (3-1)
Denver – Minnesota, (3-1)