Dashamirët e basketbollit me padurim e presim përballjen e pestë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Seria e fitoreve është baras, 2:2.
Ekipi që do të triumfojë do të kualifikohet në finale dhe përballet me Pejën.
“Besa besë për Prishtinë!
Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 17:15 luajmë ndeshjen e fundit gjysmëfinale ndaj Trepçës në kuadër të play-of-fit të Superligës së Kosovës.
Në shtëpinë tonë, me atmosferën që vetëm tifozët tanë Plisat dijnë ta bëjnë, marshojmë drejt finales!”, shkruan në njoftim e KB Sigal Prishtina.