Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të “Play Off” në Euroleagën e basketbollit për meshkuj, ku befasitë nuk kanë munguar.
Kështu, ekipi i Real Madrid, u mund 89-87 nga Partizani.
Nuk zhgënjen skuadra tjetër spanjolle, ajo e Barcelonës, që mposhti 91-69 Zhalgiris Kaunas, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.
Nuk zhgënjen as skuadra greke e Olimpiakosit, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë. Grekët mposhtën 79-68 turqit e Fenerbahçe.
Surprizë edhe fitorja e Makabi Tek Aviv, 69-67 në fushën e Monako-s, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Sot dhe nesër luhen ndeshjet e dyta, ndërkohë që në “final four” kualifikohen skuadrat që fitojnë 3 nga 5 takimet çerekfinale.
EUROLEAGUE-ÇEREKFINALE
Olympiacos – Fenerbahce, 79-68 (1-0)
Monaco – Maccabi Tel Aviv, 67-79 (0-1)
Real Madrid – Partizan Beograd, 87-89 (0-1)
Barcelona – Zalgiris Kaunas, 91-69 (1-0)